Veseli zotohet për investime në sportin e Kosovës

Sporti

Veseli zotohet për investime në sportin e Kosovës

Më: 19 prill 2019 Në ora: 11:50
Foto

Pasardhës të Adem Jasharit dhe të kampiones Majlinda Kelmendi, i quajti kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, fëmijët parafillorë të Prishtinës.

Ai gjatë hapjes së festivalit sportiv, është zotuar se do të investojnë në stadiumet e Kosovës.

Veseli: Do të investojmë edhe më shumë në sport

“Sporti është e ardhmja e Kosovës do investojmë edhe më shumë në sport, do të investojmë në stadiume  të bukura  anë kënd Republikës së Kosovës, për futboll,  në basketboll, për të gjitha fushat e sportit. Ju të dashur fëmijë  jeni kampionët e ardhshëm të Kosovës, jeni pasardhësit e Adem Jasharit, pasardhësit e kampiones Majlinda Kelmendi, ju jeni kampionët e Kosovës të futbollit, basketbollit, hendbollit gjitha fushat se Kosova është e bekuar që ju ka juve, ju ruajt Zoti”, tha Veseli.

E, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi bëri hapjen solemne të Festivalit Sportiv për fëmijë parafillorë të Prishtinës në Stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtinë.

Gashi: E shpalli të hapur festivalin

“ Më lejoni që të shpall të hapur festivalin sportiv Prishtina 2019, urime dhe suksese”, tha Gashi.

Deson Krasniqi, nga Kopshti “Gzimi ynë”, në Prishtinë, thotë se është shumë i lumtur që sot po viziton stadiumiun “Fadil Vokrri”.

Krasniqi: Sot kemi ardhur për gara

“Këtu kam ardh për gara se më ka pëlqyer shumë ky vend...është hera e parë që kam ardh këtu.. po”, tha ai.

E, Sonila Beqiri nga Kopshti “Fillesa” në Prishtinë, shprehet e entuziazmuar me këto gara që po organizohen sot.

Beqiri: Do të bëjmë gara për futboll

“Shumë mirë se kemi për të bërë gara, për futboll... jemi tu u kënaq”, tha ajo.

Pas hapjes zyrtare të festivalit, nga ministri Gashi, u kryen të gjitha ceremonitë e Olimpiadës, përfshirë edhe djegia e flakadanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat