DKRS në Mitrovicë organizon “Kupën - Komandant Shemi” në futsal

Sporti

DKRS në Mitrovicë organizon “Kupën - Komandant Shemi” në futsal

Më: 19 prill 2019 Në ora: 16:00
Ilustrim

Sikur është bërë traditë tash e disa vite në përkujtim të 20- vjetorit të rënies heroike të komandantit Shemsi Ahmeti “ Komandant Shemi”, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport organizon turneun “Kupa Komandant Shemi” në futsal.

Edicioni i sivjetshëm i Kupës do të mbahet të shtunën (nesër) me datën 20 prill me fillim në ora 12:00 në fushën me bari artificial “ Te Xheku”, ndërsa finalja me datën 28.04.2019 nga ora 12:00.

Në këtë turne sikurse edhe në vitin që shkoi pritet të marrin pjesë skuadrat e Ligës Komunale të Veteranëve të Mitrovicës sikurse edhe skuadra nga fshati prej nga vjen dëshmori i kombit Shemsi Ahmeri – Shemi”.

Ftoheni të gjithë adhuruesit e futbollit sikurse edhe qytetarët dhe pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëluftëtar të komandantit që të jenë pjesë e këtij aktiviteti në nderim të komandantit Shemsi Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat