City merr hak ndaj Tottenhamit, fiton derbin dhe vendin e parë

Sporti

City merr hak ndaj Tottenhamit, fiton derbin dhe vendin e parë

Më: 20 prill 2019 Në ora: 16:21
Foto

Manchester City është ‘hakmarrë’ ndaj Tottenam Hotspur për eliminimin nga Liga e Kamionëve në mesjavë.

Skuadra e Pep Guardiolas, ka arritur ta fitojë 1:0 derbin e xhiros së 35-të në Premierligë, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në mesditë në ‘Etihad Stadium’.

U mendua se edhe në këtë përballje do të ketë shumë gola sikurse ndodhi të mërkurën në Ligën e Kampionëve, kur i riu Philip Foden shënoi me kokë për epërsinë 1:0 të Manchester Cityt në minutën e pestë të ndeshjes.

Goli i Foden doli të jetë vendimtar në këtë ndeshje, duke ia sjellë tre pikët skuadrës nga ‘Etihad Stadium’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat