Marre iu koftë, e keni vrarë tifozin, sulmuat shqiptarët, sulmuat malazezët!

Sporti

Marre iu koftë, e keni vrarë tifozin, sulmuat shqiptarët, sulmuat malazezët!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 prill 2019 Në ora: 11:32
Marre iu koftë, e keni vrarë tifozin, sulmuat shqiptarët, sulmuat malazezët!

Historia e idiotizmit të tifozëve serb nuk ka kufij. Gjeneratat e vjetrat e kujtojnë shumë mirë historinë e 13 majit të vitit 1990 në stadiumin  “Maksimir” në Zagreb, gati sa u shndërrua në tragjedi ndeshja e futbollit mes Dinamos së Zagrebit dhe Cërvena Zvezdës së Beogradit, e cila ishte ndërprerë për shkak të rrahjes masive mes tifozëve, e kush tjetër provokues “Delija” e Zvezdës.

Dhe nga aty filloi të shembej gjithçka, të shembej edhe ish Jugosllavia! “Delija”, disa prej tifozëve të asaj kohe, raportohej se iu bashkuan edhe luftërave të përgjakshme, duke u rreshtuar në formacione paramilitare kundër popullit kroat, boshnjak dhe së fundit edhe kundër popullit shqiptar të Kosovës.  Mos të harrojmë edhe 17 shtatorin e vitit 2009, kur në Beograd tifozët “Grobari” të Partizanit bën kërdinë, e vranë tifozin e skuadrës së Touloses nga Franca, në ndeshjen që luhej atëkohë për Europa League në futboll.

Marre e madhe! Më vonë del në skenë një farë Ivan Bogdanov, pikërisht me 12 tetor të vitit 2010, Italia tronditet nga një turp në Genoa dhe që e bënë serbët! Ajo ndodhi në ndeshjen kualifikuese për Euro 2012, tifozët serbë dogjën stadiumin Genoas në përballjen mes Serbisë dhe Italisë. Dogjën Flamurin Kombëtar shqiptar, e kush tjetër krimineli Ivan Bogdanov. E frikshme apo jo ka qenë ngjarja e 14 tetorit në stadiumin e Partizanit në Beograd, fal Zotit futbollistët shqiptar shpëtuan nga terrori i shovenistëve serb. Tifozët e Serbisë në krye me Ivan Bogdanovin, disa edhe me maska futen në stadiumin dhe sulmojnë e shqelmojnë, godasin me karriget djelmoshat e kombëtares së Shqipërisë.

Aty bie dronin me flamurin e Shqipërisë Etnike, serbët u çarten dhe nuk lanë gjë pa bërë mbi futbollistët shqiptarë! Ndeshja u ndërpre në minutën e 41-të, e vlefshme për kualifikimeve për Euro 2016. Turp i madh dhe që shokoi botën. Dhe me 22 prill, të hënën që e lamë pas, ndodhi marrja e madhe në palestrën “Aleksandar Niloliç”, “Delija e Zvezdës”, pështynë e sulmuan basketbollistët e ekipit malazez, Buduçnosti nga Podgorica, në një ndeshje finale të basketbollit të ABA League. 

 Lerë që sulmuan basketbollistët e Buduçnostit, por thirrën në kor vritni shqiptarët, vritni shqiptarët. Mbase edhe kryetari i klubit Zvezda, Nebojsha Çoviqi, kishte shpërthyer në emocione kur dëgjoi Vidovdanin, dhe këndoi: Kush mundet me ma marr nga shpirti Kosovën?!”. Këto janë gjëra të turpshme, që duhet sanksionuar nga mekanizmat më të lartë ndërkombëtar. Duhet Zvezda të ndëshkohet rëndë me rastin e fundit që ndodhi në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat