Futbollisti që humbi jetën tragjikisht është nga Çekia, kundërshtarit të Kosovës në kualifikime për EURO 2020

Sporti

Futbollisti që humbi jetën tragjikisht është nga Çekia, kundërshtarit të Kosovës në kualifikime për EURO 2020

Më: 29 prill 2019 Në ora: 12:41
Pamje nga aksidenti

Futbollisti i Republikës së Çekisë, Josef Sural, ka vdekur mbrëmë në një aksident rrugor.

Sulmuesi 28-vjeçar Josef Sural, ka mbetur i vdekur në një aksident i cili përfshiu ekipin e superligës turke Alanyaspor, derisa po ktheheshin nga ndeshja kundër Kayserispor të cilën barazuan 1-1.

Sural ishte anëtar i ekipit kombëtar të Republikës Çeke dhe kishte bërë 20 paraqitje për Çekinë.

Ai e shënoi golin e tij të vetëm në një fitore vendimtare 3:2 ndaj Holandën për kualifikime në EURO 2016 në vitin 2015.

Çekia është në të njëjtin grup kualifikues për Kampionatin Evropian 2020 me Kosovën, atë A dhe do të ndeshen mes vete në vjeshtë.

Image
Josef Sural
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat