Nis ndërtimi i sallës sportive për dy shkollat e mesme të Obiliqit

Sporti

Nis ndërtimi i sallës sportive për dy shkollat e mesme të Obiliqit

Më: 2 maj 2019 Në ora: 13:12
Pamje nga gurthemeli

Për 180 ditë, dy shkollat e mesme të Obiliqit, ‘Ismail Dumoshi’ dhe ajo e gjimnazit ’17 shkurti’ do ta kenë sallën sportive të munguar prej kohësh.

Sot i është vënë gurthemeli i sallës sportive të  dy shkollave të mesme, asaj teknike ‘ Ismail Dumoshi’ dhe  gjimnazit ’17 Shkurti’.

Kjo palestër moderne sipas kryetarit të Komunës së Obiliqit Xhafer Tahiri, do kushtojë mbi 282 mijë euro, ndërsa planin dinamik e ka 180 ditë.

Gashi: Vlera totale e sallës së Edukatës Fizike është 280 mijë euro

“ Ne faktikisht sot vendosem gurthemelin për sallën e Edukatës Fizike për gjimnazin dhe teknikën, gjithashtu është e planifikuar edhe për shkollën e Milloshevës ‘ Hasan Prishtina’ që do të vendoset nesër në ora 10:00. Planin dinamik e ka 180 ditë. Vlera total e çmimit për ndërtimin e sallës së E. fizike është 282 mijë euro, pa e përfshirë parketin dhe pjesën dhe elementet që duhen për sport. Projekti në total i ka rreth 800 metra katrorë. Do të jetë e përfshirë edhe një aneks shtesë që do të jetë kyçja edhe e shkollës së gjimnazit dhe teknikës”, tha ai.

Tahri para nxënësve dhe mësimdhënësve të këtyre dy shkollave, tha se ndërtimi i kësaj salle është një mundësi e re për ta.

Gashi: ndërtimi i kësaj salle, mundësi e re për juve

“Besoj që shumica prej jush jeni edhe vet dëshmitarë se si ka qenë më herët shkolla, oborri, parku i shkollës, se si po zhvillohen  ndërtohet edhe pjesa  e infrastrukturës së domosdoshme për gjimnazin dhe për teknikën, njëjtë po ndodhë edhe nëpër shkollat e tjera. Është sinqerisht për ta veçuar ndërtimin e kësaj salle të Edukatës Fizike që besoj më së shumti mësimdhënësit e Edukatës Fizike, dhe të gjithë nxënësit do të gëzohen sepse do të krijohet një mundësi e re për juve”, tha Tahiri.

Kryetari i Obiliqt zgjodhi këtë ngjarje që ti informojë nxënësit e këtyre dy shkollave, respektivisht maturantët se tashmë të gjithë kanë mundësi të aplikojnë për bursa.

Ai njoftoi se si komunë janë duke planifikuar edhe ndërtimin e Bibliotekës së Qytetit e cila do të ndërtohet përballë Shtëpisë së Kulturës.

E drejtori i Arsimit në Komunën e Obiliqit, Agim Spahiu, përgëzoi nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e ndërtimin e kësaj salle, ndërsa çmoi punën e kryetarit Gashi për ndërtimin e infrastrukturës.

Spahiu: Nxënësit dhe mësimdhënësit e Komunës së Obiliqt, shembull në nivel komunal

“I përgëzoj nxënësit dhe mësimdhënësit e Komunës së Obiliqt që janë shembull  në nivel Kosovës për respektimin e vendimeve të Ministrisë. Zoti kryetar të gjitha meritat për ndërtimin e infrastrukturës dhe të arriturat në komunën e Obiliqit të takojnë ty”, tha ai.

Gjatë ditës së enjte, kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, së bashku me bashkëpunëtorët kanë vizituar edhe punimet në asfaltimin e rrugës nga fshati Hamidi deri te ura e fshatit Plemetin, rrugë kjo e cila po e kompletojë projektin e urës mes këtyre fshatrave duke lehtësuar kështu qarkullimin e qytetarëve të kësaj zone.

Gashi ka premtuar për realizmin e projekteve të planifikuara për këtë vit, e që janë 246 sosh, duke përfshirë rrugë, rrugica dhe projekte madhore si sheshe parqe./

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat