Dita Olimpike 2019 të mbahet në të gjitha Komunat e Kosovës

Sporti

Dita Olimpike 2019 të mbahet në të gjitha Komunat e Kosovës

Më: 3 maj 2019 Në ora: 15:12
Dita Olimpike 2019 të mbahet në të gjitha Komunat e Kosovës

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës mbajti mbledhjen e 33-të të saj, në të cilën shqyrtoi pika të shumta të Rendit të Ditës.
Më poshtë mund të gjeni vendimet e dala:
-    U vlerësua lartë organizimi i Festivalit Sportiv Prishtina 2019
-    U konstatua se përgatitjet për Konferencën e dytë për Mjekësinë Emergjente Sportive po shkojnë sipas dinamikës së paraparë. U bë e ditur se interesimi për pjesëmarrje është i madh. 
-    U bë e ditur se deri më tani 11 sportistë të gjashtë sporteve të ndryshme kanë marrë konfirmimin për pjesëmarrje në Lojërat Evropiane Minsk 2019, prej tyre shtatë me normë. BE mori vendim të dërgojë sportistët në përgatitje. Vendi do të caktohet më vonë.
-    U dhanë informatat e nevojshme për pjesëmarrjen e sportistëve në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019. 
-    U vendos që Dita Olimpike 2019 të mbahet në të gjitha Komunat e Kosovës, të cilat shprehin gatishmërinë për të bashkëpunuar me KOK. Dita Olimpike 2019 do të mbahet më mbahet më 27 maj.
-    BE u njoftua me pjesëmarrjen e saj në Kuvendin Themelues dhe Zgjedhor të Federatës së Sporteve Marciale, Kuvendin e Punës së Federatave të Hendbollit, Karatesë dhe Notit të Kosovës, si dhe për takimin e Komisionit për Barazi Gjinore të Komitetit Olimpik Evropian të mbajtur në Dublin të Irlandës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat