Federata zbulon gjithçka rreth finales së Kupës

Sporti

Federata zbulon gjithçka rreth finales së Kupës

Më: 7 maj 2019 Në ora: 16:34
Kupa e finales

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e ka zbuluar datën dhe orën e takimit në mes Feronikelit dhe Trepçës ’89, të cilat skuadra do të përballen në finalen e Digitalb Kupës së Kosovës.

Fituesi i këtij trofeu do të shkojë në kompetecionin e Europa Leagues, andaj FFK-ja e ka zgjedhur stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës s’i vendtakim të 24 majit.

“Ndeshja finale e Digitalb Kupës së Kosovës ndërmjet Feronikelit dhe Trepçës’89 do të zhvillohet më 24 maj, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Këto dy skuadra u kualifikuan në finale, pasi i kaluan me sukses dy sfidat gjysmëfinale kundër Ballkanit, përkatësisht Vëllaznimit. Feronikeli synon trofeun e tretë të kësaj gare, pasi e ka fituar atë dy herë radhazi në vitet 2014 e 2015, derisa Trepça’89 synon ta fitojë këtë trofe për herë të dytë, pasi për herë të parë iu kishte gëzuar kupës në vitin 2012”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat