Agim Agushi dhe Bujar Ajeti thyen rekordin “Guinness”

Sporti

Agim Agushi dhe Bujar Ajeti thyen rekordin “Guinness”

Më: 10 maj 2019 Në ora: 13:15
Pamje nga rekordi

Zhonglerët Agim Agushi dhe Bujar Ajeti kanë thyer rekordin “Guinness”, në disiplinën “Mbajtje e topit me kokë në çifte”, duke arritur kohën prej 35 minutave.

Gara e organizuar Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, dhe është mbajtur në kampusin para Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema tha se në UP ka shumë takime por rrallë herë ka takime të këtyre përmasave.

Dema: Kjo garë flet shumë për UP-në

“Jemi krenar që kësaj radhe jemi organizator të një gare ndërkombëtare për futjen e emrit të UP-së në librin e rekordeve guinness për çka falënderoj zhonglerët Agushi dhe Ajeti, të cilët erdhën vet me këtë propozim dhe ne me kënaqësi u bëmë pjesë të këtij organizimi. Kjo flet shumë se ne kemi shumë të diplomuar anekënd botës dhe jemi duke punuar fuqishëm që ta kemi një softver dhe ta shfrytëzojmë këtë këtë aset që vërtet është i çmbushem“, ka thënë ai.

Besnik Veliu uroi që sot të arrihet dhe festohet rekordi guinness.

Veliu: Iu jap një lajm shumë të bukur

Video

“Iu jap një lajm shumë të bukur, që Tirana, Federata Shqiptare e Sportit Mesjetar ka fituar të drejtën për të zhvilluar kampionatin evropian të futbollit të madh “Tirana 2001, që unë dëshiroj që këtë aktivitet gjigand ta organizojmë së bashku edhe me federatën kosovare“, tha ai.

Dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”,Musa Selimi, i dëshiroi sukses Agimit dhe Bujarit, të cilët vinë me një ngjarje të rëndësishme për sportin kosovar, duke e ditur që libri i guinness-it, është një ndër libret më të lexuar në botë.

Selimi: Shumë pak njerëz i kanë këto dhunti që i ka Agimi dhe Bujari

“Arsyeja pse kemi pranuar Universiteti i Prishtinës me fakultetin tonë ka qenë arsyeja e vetme lidhja e fuqishme me studentët tanë të cilët kanë mbaruar studimet dhe pikërisht Agimi ka qenë student i Universiteti të Prishtinës, dhe ideja ka qenë që ti mbështesim t’i kthejmë mbrapa dhe të dëshmojmë vlerat e tyre të cilat janë të veçanta dhe nuk i kanë pothuajse në tërë globin, shumë pak këto dhunti dhe këtë talent që e ka Agimi bashkë me Bujarin “, tha ai.

Ai shtoi se Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit po shënon suksese çdo ditë nëpër botë.

Ndërkohë, Zhonglerët Agim Agushi dhe Bujar Ajeti arritën të thyejnë rekordin “Guinness”, në disiplinën “Mbajtje e topit me kokë në çifte”, duke arritur kohën prej 35 minuta.

Pas thyerjes së këtij rekordi, Agim Agushi tha se falënderoi Univesitetin e Prishtinës që kanë bërë të mundur që në Prishtinë të sjellim rekordin Guinness.

Agushi: Urime Universitetit të Prishtinës hyri në librin e Guinness-it

“Është kënaqësi e imja personale pasi si student kur kam qenë dhe më vonë jam marrë me sportin e zhonglerit, i kam thënë vetës që Universitetit të Prishtinës do t’i sjellim librin e Guinness-it, Universitetin e Prishtinës ta shtim në librin e rekordeve të Guinness-it. Është një thënie thotë ’bota i përket vetëm atij që guxon’, është dashur të ketë një guxim tepër të madh edhe me Bujarin pasi kushtet klimatike e kanë bërë të vetën, megjithatë, ia dolëm me sukses, urime Universitetit të Prishtinës, hyri në librin e Guinness-it“, tha Agushi, duke shtuar se në një të ardhme të afërt në disiplinën qifte do ta bëjë me dy fëmijët e saj, ndërsa, në të ardhmen do ta bëjnë pesë orë.

Kurse, Bujar Ajeti tha se është një ndjenjë e pa përshkrushme të futesh në librin e Guinness-it.

Ajeti: Kanë qenë emocione të jashtëzakonshme por ia dolëm

“Ka qenë emocione të jashtëzakonshme por ia dolëm se koha ka premtu, pasi unë jetoj në Austri dhe kam ardhur vetëm për një javë, kështu që kemi ushtruar intenziv dhe jam i lumtur që jam futur në librin e Guinness-it“, tha ai.

Kryetari i Vitisë, tha se Vitia është e nderuar që ka sportistë të tillë, duke shtuar se nuk do të mungoj përkrahja.

“Ne ndehemi krenar si vitias, unë si kryetar në veçanti që kemi një Agim të tillë , një sportist kulminant, i cili vazhdon të prodhoj, të punoj dhe gjeneratat e reja me i përgatitë gjeneratat e reja“, tha Haliti.

Përndryshe, në vitin 2015, në Viti, Agim Agushi kishe arritur ta thyej po në këtë fushë, një rekord duke arritur kohën 30 minuta e 11 sekonda

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat