Vashat e Prishtinës kur e takuan Titon, çuditërisht njëra nuk kishte fjetur nga shqetësimi!

Sporti

Vashat e Prishtinës kur e takuan Titon, çuditërisht njëra nuk kishte fjetur nga shqetësimi!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 maj 2019 Në ora: 12:30
Vashat prishtinase rreth Shoku Titos, duke iu uruar 63-vjetorin e lindjes, Pas Mareshalit Tito është instruktorja Rada Zajmi, kështu shkruan në legjendë e fotografisë

Fotografi sa një mijë  fjalë, dikë do ta emocionon shumë, dikujt do t’ia çojë fortë flokët nga sikleti e dikë do ta nervozon shumë, kur i sheh vashat e Prishtinës me ish kryetarin e ish Jugosllavisë, Josip Broz Titon,  që vdiq me 4 maj të vitit 1980! Kështu ishte koha apo regjimi i asaj ish Jugosllavie artificiale! 
Cila është esenca e kësaj fotografie, që është e vitit 1955 apo para 64 viteve! Në foto janë vashat e Prishtinës të vitit 1955  apo disa sportiste shqiptare, në mes tyre Tito apo siç i thoshin atëkohë dikush nga qejfi e dikush nga zori Shoku Tito!  Nuk shkuan rastësisht, por shkuan që ta urojnë 63-vjetorin e lindjes së Titos, madje atë shtëpi të mallkuar në Beograd e quanin shtëpia e bardhë.  
“Maj i vitit 1955, Jugosllavia tashmë ka mënjanuar pasojat që la pas lufta e tmerrshme. Edhe, po në këtë Maj - ditëlindja e 63-të e prijësit legjendar  - Josip Broz Tito", kështu shkruante mes të tjera në shtojcën e sportit të “Rilindjes” së 25 majit të vitit 1987. 
"25 majin e 1955-shit, një grup i vashave prishtinase nuk do të harrojnë dot. Duke u nisur nga një fotografi e vjetër, në të cilën shihen vashat përreth Titos”. siç shkruante sporti, aty përkrah Titos ishin si shqiptaret Sheribanja, Ymjanja etj. 
"Sapo kuptova se jam zgjedhur të ushtroj pikën ritmike, të cilën do ta ekzekutonim para shokut Titos, tërë natën nuk fjeta nga shqetësimi"- i kujtohet Sheribanes (në fotografi e para nga e majta), deklaratë që u botua me 25 maj të vitit 1987.

Image

Shtojca e sportit e "Rilindjes" me 25 maj 1987

"Ishim pak vajza shqiptare në gjimnaz, veçmas shqiptare. Për këtë shkak, udhëheqësja e grupit, arsimtarja e edukimit trupor, Rade Zajmi, u desh të kombinonte, duke e plotësuar grupin me vashat të klasëve dhe moshash të ndryshme. Meqenëse disa nga ne dalloheshim me aktivitete në fushën e sportit, sidomos duke lozur basketboll, u vlerësua se mu ne do të tregonim prirje edhe për ushtrime ritmike.  Stërvitnim me përkushtim më të madh, se e dinim që Shoku Tito e adhuronte sportin, dhe dëshironim të paraqiteshim në mënyrë sa më të përsosur", kishte thënë mes të tjera Sheribanja.


Ndërkaq, një serbe e Prishtinës, Buba Janiqijeviq, kishte deklaruar mes të tjera: "Gjatë ushtrimit s'guxoja ta shikoja, sepse mund të habitesha në hapa. Nuk di si e ekzekutuam por kur Titoja erdhi në mesin tonë e na përqafoi e kuptova se pika jonë ishte e suksesshme. Vrapuam të fotografoheshim dhe të përjetojmë çastin për të cilin 'na xhelozoi' tërë Prishtina”. Edhe tash, pas plot 32 vitesh, thuajse jam duke e ndier  dorën e tij të ngrohtë. Kështu do të ndjejë përjetë", kishte thënë Buba në vitin 1987.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat