Krerët e FFK-së pritën zyrtarin e lartë të UEFA-s, Thierry Favre

Sporti

Krerët e FFK-së pritën zyrtarin e lartë të UEFA-s, Thierry Favre

Më: 22 maj 2019 Në ora: 11:23
Pamje nga takimi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi në shoqëri të nënkryetarit Bakir Burri dhe sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu, ka pritur sot në selinë e tij shefin e Divizionit të Federatave Kombëtare të UEFA-s, Thierry Favre, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Gjatë këtij takimi është biseduar për projektet e realizuara deri më tash si dhe për projektet që e presin në të ardhmen FFK-në në partneritet me UEFA-n. 

Po ashtu, u diskutua edhe për të arriturat dhe për strategjinë katërvjeçare të futbollit të Kosovës.

Ndërkohë, në orën 14:00, do të mbahet konferencë e përbashkët për media në selinë e FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat