MKRS ndan çmime për sportistë dhe trajner, ja emrat

Sporti

MKRS ndan çmime për sportistë dhe trajner, ja emrat

Më: 23 maj 2019 Në ora: 11:30
Pamje nga takimi

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka ndarë sot çmime për pesë sportistë dhe tre trajnerë.

Ministri Kujtim Gashi, tha se është fat i mirë që si ministri kanë arritur të rrisin buxhetin për sportistët për 120 përqind.

Sipas tij, janë pikërisht karatistët, xhudistët që i kanë sjellur Kosovës suksese. Ai i inkurajoi sportistët që të vazhdojnë punën e tyre dhe të korrin suksese edhe të mëtutjeshme, teksa shtoi se gjatë kësaj kohe ka pasur vetëm një ngecje, me Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, si neglizhencë e komunës së Pejës që nuk ka ndarë hapësirën për ndërtimin e objektit.

"Këtë vit ndajmë çmimet dhe ne jemi shumë të vetëdijshëm se puna dhe mundi juaj nuk shpaguhet me mjete financiare, megjithatë, është një motiv shtesë. Sportistët janë ambasadorët e vërtetë të Republikës të Kosovës", tha ai.

Ndërsa trajneri Driton Kuka falënderoi ministrin Gashi për mbështetjen që po u jep sportistëve të vendit.

"Kam qenë protagonist i përmirësimit të kushteve për sportistët. Komunat nuk përkrahin as 5 përqind të sportistëve, krahasuar me mbështetjen që marrim nga niveli qendror. Komuna e Pejës, prej nga vjen një kampione e madhe, nuk ka bërë asgjë për Qendrën Nacionale të Xhudos", u shpreh ai.

Emrat e të shpërblyerve:

Isak Curri- trajner i karatistes Albulena Gërvalla

Muhamet Rexhepi - trajner i sportistit Molos Gashi

Driton Kuka - trajner

Akil Gjakova-sportist i xhudos

Lorianari Kuka

Ereza Muminoviq

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat