Folni, kush ua rrasi në kohën e Serbisë okupatore!

Sporti

Folni, kush ua rrasi në kohën e Serbisë okupatore!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 maj 2019 Në ora: 17:23
Ilustrim

Me 12 qershor të vitit 1999 Serbia pushtuese e theu qafën nga Kosova!  Falë NATO-s dhe UÇK-së dhe politikës së mençur të presidentit Historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës, pushtuesi serb u largua nga Kosova.
Ka kohë që flitet ky apo ai, na tradhtoi në kohën e Serbisë, në kohën e pavarësimit të sportit të Kosovës. Është një obligim kombëtar, për të gjithë ata që i takuan periudhës më të vështirë, të sakrificës, të rezistencës ndaj pushtuesit serb, që ishin pjesë e federatave sportive, që nga Federata e Futbollit, e Hendbollit, Basketbollit, Volejbollit, e kush tjetër, që i dinë rrethanat, të del e të flas hapur, se kush ishin ata, që bashkëpunuan thellë me okupatorin serb dhe penguan edhe zhvillimit e sportit të Republikës së Kosovës.

Nëse i keni dokumentacionet, faktet, çka leshi po flini e nuk po folni, kush ua rrasi në kohën e Serbisë okupatore, tregoni bre burra! Sot e kemi më shumë se një arsye që të flisni hapur, për historinë e lavdishme që kemi, për sakrificën dhe rezistencën, sepse ju që derdhet me miliona marka, ju që drejtuat federatat dhe klubet, ju që mbajtët gjallë sportin, e keni më shumë se një arsye që të tregoni kush ishte krahë i fortë i Mishko Lakoviqit, Mishko Iliqit, Zhika Mitroviqit etj. Fundja, kush ishin këta dhunues të sportit përveç Iliqit, Mitroviqit, Lakoviqit, si dhe duhet t’i ndjekim edhe penalisht për krimin që ua bënë sportit tonë dhe shqiptarëve. Asnjë arsye nuk e kemi të heshtim, sepse duhet kërkuar llogari për secilin serb që ka bërë dëme të mëdha edhe në sport, madje edhe kush ishin puthatorët dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Folni, sepse për Ju që kontribuuat shumë, dhatë gjithçka për të mbajtur gjallë sportin e Republikës së Kosovës, fort mirë e dini se  e sa herë jeni marr në bisedë informative dhe u rrahët pamëshirshëm. Folni, tregoni e shkruani historinë, dilni me emra, sepse nuk ndërtohet e ardhmja, duke e fshehur të vërtetën. Nuk është mirë, mirë me serbët atëkohë e mirë sot me shqiptarë, apo puthu me serbët atëkohë e puthu sot me shqiptarë! Folni, ju ish funksionarët e federatave të ndryshme sportive të asaj kohe, që besa disa jeni ende në federatat e tashme, folni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat