McGregor nuk dorëzohet, kërkon rimeç me Floyd Mayweather

Sporti

McGregor nuk dorëzohet, kërkon rimeç me Floyd Mayweather

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 13:58
McGregor nuk dorëzohet, kërkon rimeç me Floyd Mayweather

Conor McGregor aktualisht mund të jetë ‘në pension’ nga artet marciale të përziera, por duket se ai nuk do dorëzohet në boks.

McGregor për herë të fundit luftoi në tetor, duke u mundur nga Khabib Nurmagomedov me gjunjëzim.

Ai vazhdoi të pretendonte se po tërhiqej nga ky sport, por ka vazhduar të stërvitet fort gjatë muajve të fundit.

Dhe duke parë disfatën shokuese të Anthony Joshuas të shtunën, ai tani kërkon një rimeç me rivalin e vjetër Floyd Mayweather.

”Boksi është i mrekullueshëm, unë do të shijoj edhe një tjetër ndeshe”, shkroi 30-vjeçari në Twitter.

“Unë sfidoj Juan Manuel Mayweather për një rimeç. Nën tutelën e klubit tim të vjetër. Do ta shohim mik”.

Kujtojmë se McGregor dhe Mayweather u ndeshën edhe më herët në ringun e boksit, një ndeshje që solli përfitime të mëdha por pak emocione. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat