Zyrtare: Caktohet kundërshtari i Khabib Nurmagomedovit dhe data e meçit

Sporti

Zyrtare: Caktohet kundërshtari i Khabib Nurmagomedovit dhe data e meçit

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 22:24
Foto ilustrim

Khabib Nurmagomedov do të luftojë kundër Dustin Poirier në UFC në Abu Dhabi në shtator, për herë të parë që prej meçit me Conor McGregorin.

Kampioni i peshave të lehta në UFC, Nurmagomedov e mposhti McGregorit në meçin e tetorit duke e çuar në 27 numrin e fitoreve dhe duke mbetur i pamposhtur në UFC.

30-vjeçari u gjobit dhe u pezullua për nëntë muaj pas këtij meçi, për shkak se e kishte e kishte nisur një përleshje edhe jashtë kafazit me ekipin e irlandezit.

Kundërshtari i tij 30-vjeçar, Poirier, e mban titullin e përkohshëm pasi e mundi amerikanin Max Holloway në prill.

Meçi për titull të kampionit do të zhvillohet të shtunën më 7 shtator në Abu Dhabi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat