Shënohet Dita Botërore e Sportit dhe Mjedisit

Sporti

Shënohet Dita Botërore e Sportit dhe Mjedisit

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 15:56
Shënohet Dita Botërore e Sportit dhe Mjedisit

Shënohet Dita Botërore e Sportit dhe MjedisitShënohet Dita Botërore e Sportit dhe MjedisitShënohet Dita Botërore e Sportit dhe MjedisitShënohet Dita Botërore e Sportit dhe MjedisitShënohet Dita Botërore e Sportit dhe Mjedisit
Komiteti Olimpik i Kosovës sot me një organizim ka shënuar 5 qershorin, Ditën Botërore të Sportit dhe Mjedisit.
Aktiviteti është mbajtur në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, ku kishte personalitete politike dhe sportive.
Ky aktivitet kishte për qëllim sensibilizimin dhe inkurajimin e femrave për t’u marrë me sport.
Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani ka folur për rëndësinë e kësaj festë, duke i inkurajuar të gjithë, por sidomos femrat që të merren me sport.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, e të tjerat janë shembull se si femrat janë të suksesshme në sport, madje, pas Pavarësisë së Kosovës, sukseset më të mëdha ishin pikërisht nga femrat.

Ai shprehu përkrahjen që femrat të merren me sport, derisa në fund përmendi edhe liberalizimin e vizave, duke shpresuar që të ndodhë sa më shpejt dhe sportistët e Kosovës të mos kenë barriera për të garuar në arenën ndërkombëtare.

Në këtë ngjarje ishin prezentë edhe përfaqësues nga Ministria e Sportit dhe Universiteti i Prishtinës.

Gjithashtu nuk munguan përfaqësues nga shumë federata sportive, ndër to edhe ajo e basketbollit, si dhe klube të ndryshme sportive, që performuan me aftësitë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat