Federata përjashtoi trajnerin dhe 2 futbollistët “rebel”

Sporti

Federata përjashtoi trajnerin dhe 2 futbollistët “rebel”

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 13:31
Federatë

Mali i Zi barazoi 1-1 me Kosovën në ndeshjen eliminatore për kualifikueset e Euro 2020. Trajneri serb i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakoviç dhe dy futbollistët e Crvena Zvezdës, Mirko Ivaniç dhe Filip Stojkoviç, refuzuan të luanin për shkak të presionit të madh politik të bërë nga Serbia. Federata e Futbollit të Malit të Zi ka dalë menjëherë pas ndeshjes me një deklaratë zyrtare duke larguar trajnerin dhe dy futbollistët serbë.

“Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv kanë dalë me një vendim unanim për pushimin nga puna të Ljubisa Tumbakoviç, trajnerin e kombëtares, për shkak të vendimit për të mos drejtuar skuadrën për ndeshjen kundër Kosovës. Kjo ishte një befasi e pakëndshme dhe shkelje e kontratës”, – thuhet në deklaratë.

Zyrtarët e lartë të futbollit malazez kanë dënuar me ashpërsi presionin e ushtruar nga Serbia dhe kanë dënuar dhe sjelljen e dy lojtarëve të kombëtares së tyre që nuk luajtën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat