Federata e Ping Pongut nderon legjendën Vokrri

Sporti

Federata e Ping Pongut nderon legjendën Vokrri

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 08:23
Fadil Vokrri

Sot shënohet përvjetori i parë i vdekjes së ikonës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Ish presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës kishte ndërruar jetë një vit më parë, pas shumë sukseseve që korri në krye të FFK.

Me rastin e përvjetorit të parë të vdekjes, ikona e futbollit kosovar do të nderohet edhe nga federatat e sporteve tjera në Kosovë.

Është Federata e Ping Pongut Kosovar (FPPK) ajo që do ta nderojë të ndjerin me një aktivitet të organizuar.

Federata e Ping-Pongut e Kosovës (FPPK), në bashkëpunim me klubin e pingpongut “Lidhja e Prizrenit”, organizojnë turneun e seniorëve “Lidhja e Prizrenit”. (Qendra e Sporteve “Sezai Surroi”, Prizren).

Në nderim të presidentit të ‘pavdekshëm’ të FFK-së do të bëhen edhe homazhe tek varri i tij, në ora 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat