Ronaldo bën një gjest madhështor, ndalon autobusin e Portugalisë dhe fton në bord fëmijën e sëmurë për të bërë foto me të - Bota Sot
Ronaldo bën një gjest madhështor, ndalon autobusin e Portugalisë dhe fton në bord fëmijën e sëmurë për të bërë foto me të

Sporti

Ronaldo bën një gjest madhështor, ndalon autobusin e Portugalisë dhe fton në bord fëmijën e sëmurë për të bërë foto me të

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 14:45
Ronaldo

Cristiano Ronaldo e ka ndaluar autobusin e ekipit të Portugalisë kur pa një fëmijë të sëmurë që mbante një poster në duar duke i kërkuar atij një përqafim.

Ekipi portugez ishte rrugës për në stadium për të zhvilluar finalen e Ligës së Kombeve sot (e diel) kundër Holandës në Estadio do Dragao në Porto.

Një djalë i ri po mbante një poster që kërkon një përqafim nga heroi i tij Ronaldo.Kapiteni i Portugalisë ka ftuar të riun Eduardo Moreira, i cili vuan nga sëmundja e leukemisë, në autobus dhe ka bërë foto me të duke ia ngrohur zemrën me këtë gjest.Autobusi u ndalua më pas dhe ylli i Juventusit mori djalin e ngazëllyer në bord ku mes lumturisë dhe ngrohtësisë bëri foto me Ronaldon.

Eduardo, i cili thotë se është tifoz i madh i Ronaldos, është duke luftuar me sëmundjen që dhjetë vite, por mund të mbajë me vete kujtimin e kohës së tij me heroin e tij.

Ndryshe, Ronaldo njihet për bamirësinë e tij pasi ka dhënë më parë pesë milionë euro për të mbijetuarit e një tërmeti në Nepal në 2015.

Ai gjithashtu ka dhuruar 600 mijë funte për organizatat bamirëse që ndihmojnë refugjatët sirianë dhe shumë raste tjera ka qenë protagonisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...