Giampaolo gjendet në Milano, gati të nënshkruaj kontratën me Rossonerët

Sporti

Giampaolo gjendet në Milano, gati të nënshkruaj kontratën me Rossonerët

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 16:00
Giampaolo

Marco Giampaolo është tashmë në Milan dhe është gati të nënshkruajë kontratën dyvjeçare, me mundësi për një vit të tretë, pasi Sampdoria do ta lirojë atë.

Raporti i mediumit Sky Sport Italia thotë se Giampaolo tashmë është kthyer në Itali pas pushimeve të tij të shkurtra në Kroaci.

Ai pritet të takohet nesër me presidentin e Sampdorias, Massimo Ferrero dhe pastaj mund të nënshkruajë kontratën me Milanin.

Do të jetë një marrëveshje dyvjeçare me opsionin për një vit të tretën, me vlerë rreth dy milion në sezon.

Në anën tjetër, Sampdoria ka vendosur shikimin e tyre tek Stefano Pioli ose Eusebio Di Francesco për punën e trajneri të  tyre të ri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat