Nderohet Xhevat Makolli

Sporti

Nderohet Xhevat Makolli

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 12:49
Nderohet Xhevat Makolli

Në një organizim shkëlqyer te Federatës se Karatesë e Kosovës u mbajt në Prishtinë turneu përkujtimor kushtuar ish karateistit Xhevat Makolli.

Për te nderuar ish karateistin morën pjesë 257 garues (148 meshkuj dhe 109 femra) me 318 paraqitje.

Në ketë turne morën pjesë 34 klube prej tyre vetëm 3 nga shqiptarët e Malit te Maqedonisë (Drini-Strugë, Fati-Tetovë dhe Kushtrimi-Shkup)

Garat u zhvilluan në dy disiplinat kata dhe kumite nga grupmoshat e reja 7 deri 17 vjeç dhe seniorët mbi 18 vjeç.

Në emër te Federatës se Karatesë e Kosovës te pritshmit i përshëndeti kryetari Ismet Krasniqi duke falënderuar familjen Makolli për bashkëpunim me FKK-në, për organizimi sa me te mirë për te ndjerin Xhevat Makolli i cili ka dhenë shumë për karatenë mbarë shqiptare. Në fund kryetari Krasniqi uroj garuesit, prindërit, trajnerët dhe gjyqtaret për një garë sportive dhe cilësore le te fitoj me i miri.

Kurse në emër te familjes te pranishmeve iu drejtua Fatmir Makolli, vëllai i ish karateistit Xhevat Makolli, ku falënderoj këshillin organizativ Federatën e Karatesë se Kosovës Përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit në ketë turne, sportistët, garuesit si dhe klubet shqiptare nga Maqedonia, ku familja Makolli është falënderues te gjithë atyre qe kanë kontribuar në organizimin e këtij turneut, bëhet e ditur nga FKK-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat