Ramos nuk fton Kristiano Ronaldo në dasmë?! - Bota Sot
Ramos nuk fton Kristiano Ronaldo në dasmë?!

Sporti

Ramos nuk fton Kristiano Ronaldo në dasmë?!

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 15:41
Kristiano Ronaldo dhe Ramos

Kapiteni Ii Real Madridit, Serhio Ramos më 15 qershor ka planifikuar ceremonialin e dasmës me Pilar Rubio , ndërsa në mesin e të ftuarve VIP nuk është Kristiano Ronaldo. Sipas mediave spanjolle, portugezi Ronaldo dhe Georgina Rodrigez nuk kanë marrë ftesë që të jenë pjesë e ceremonialit , i cili do të zhvillohet në katedralin e Seviljës. Pastaj ahengu do të vazhdojë në kështjellën private, ku do të jenë të izoluar nga publiku ordiner. Nga mysafirët e ftuar janë të gjithë futbollistët e Realit, ndërsa ftesë të veçantë ka marë Zidan me bashkëshorten, si dhe Luka Modriç, Kejlor Navas dhe Lukas Vaskez, të cilët janë shoqëruar në bazë familjare. Në listën e Ramosit janë edhe Zherard Pike me Shakirën, Zhordi Alba me Romari Ventura, si dhe Serhio Buskets dhe Elena Galera. Në dasmë do të jenë edhe ish “galaktikosës”: Dejvid dhe Viktoria Bekam, Raul Gonzales, Robero Karlos dhe Luis Figo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...