Profesori nga ShBA flet për shëndetin e integruar dhe të përformancës sportive

Sporti

Profesori nga ShBA flet për shëndetin e integruar dhe të përformancës sportive

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 12:24
Prof. Dr. Bret Amato

Komiteti Olimpik i Kosovës, ka mbajtur seminar në lidhje me temën’ Shëndeti i integruar dhe i përformancës sportive.

Ligjërues në këtë seminar ishte Prof Dr. Bret Amato nga James Medison University, i SHBA-së,  që është edhe anëtar i Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Amato që ka qenë edhe trajnues sportiv, për rritjen e përformancës së sportistëve në Komunitetin Olimpik të ShBA-së  ka bërë një prezantim përmes të cilit ka treguar për rëndësinë e shkencës në sport, me theks të veçantë mjekësinë sportive.

Amato tha se pikë kryesore është komunikimi në mes ekspertëve rreth gjendjes shëndetësore të sportistit.

Amato: Pika kyçe këtu është komunikimi

‘Pika kyçe këtu është komunikimi. Ne duhet të sigurohemi shumë se trajnuesi komunikon me mjekun sportiv dhe mjeku sportiv komunikon mirë efektivisht me sportistin.. Ajo çfarë dua të flas është pikërisht për konceptin e përformancës së integruar. Ne në Amerikë ne kujdesemi për të gjitha nivelet sportive, siç e shikoni nga sportistët e rinj, gjithashtu edhe për sportistët me universitet dhe kolegj, gjithashtu me sportistët me shkollën e mesme dhe sportistët profesionist. Ne duam të kemi jo më një rast kur doktori ose mjeku sportiv e shikon sportistin por nuk flet me trajnerin, nuk flet me psikiatrin ose me psikologun. Ne duam që të jetë komunikimi i integruar që ti shërbejë përformancës së lartë sportive”, tha ai.

 

Ai thotë se është e domosdoshme që trajnerët atletikë në baza ditore të kujdesen për nevojat e sportistëve.  Duke treguar për përvojën në SHBA,  tha se kujdesi shëndetësor  për sportistët përbëhet nga një listë e zgjeruar,  duke përfshirë mjekësinë, psikologjinë, teknologjinë e shkencave sportive , testimi antidoping, menaxhimin e goditjeve të trurit  e të  tjera.

Amato: Trajnuesit atletikë duhet të kujdesen ditë për ditë për nevojat e sportistëve.

“Si trajnues atletik ne si trajnues duhet të kujdesemi ditë për ditë për nevojat e sportistëve. Do të binte në mjekësinë e përgjithshme, në kushtet ortopedike dhe në rehabilitimin ose rigjenerimin pas dëmtimit si kategori.  Për sa i përket kujdesit për sportistët kemi pikërisht mjekët sportivë dhe trajnuesit atletikë, por ne në universitetin James Madison pikërisht për këto dy kategori kemi një listë  me specialitete, specializime, ku çdo segment specializimi nënkupton ndërhyrje, një përkujdesje për t’u siguruar mbarëvajtje më të mirë   sportistit.  Të gjitha këto specializime në një mënyrë apo një tjetër ndikojnë  në nevojën ku mund të jetë rigjenerimi , rehabilitimi ose parandalimi i dëmtimit të sportistit.  Nëse ju do ndonjëherë do të kishit mundësinë të kontraktoni  një trajner atletik të certifikuar nga SHBA-të do të jen i të sigurt se ai do të vijë me një listë të specialiteteve”, tha ai.

Ai ka folur edhe për konceptin e integrimit dhe rolin e masazhuesve terapeutikë.

Amato: Terapisti masazhues nuk mund të prek sportistin pa konsultime

“Një terapist i masazhit nuk mund të prek sportistin, ose të ndërhyjë se kur sportit i duhet masazhi pa  folur me mjekun sportiv të sportit, pa folur me trajnerin e tij,  pa folur me të tjerë profesionistë të cilët duhet të ulen të bëjnë një plan për të vendosur për ndërhyrjen se ku duhet të jetë masazhi  terapeutik që i nevojitet sportit”, tha ai.

Ai potencoi se çdo sport ka specifikat e veta dhe konsultimi në mes ekspertëve është i domosdoshëm në perosnalizimin e planit për secilin sportist.

Duke folur për faktorët psikologjikë që ndikojnë në  përformancat sportive ai ka renditur çështjet e ankthit, vizualizimin, përqendrimin, relaksimin, motivimin dhe vetëbesimin.   Sipas tij, pavarësisht paraqitjes së mirë fizike, psikologjia sportive si një fushë e re, merret seriozisht me këto çështje të cilat kanë një ndikim të jashtëzakonshëm te sportistët.

Amato tha se shpeshherë  të shumë sportistë, vërehet mungesa e hekurit dhe vitaminës D, e cila parandalon shërimin e sportistëve, andaj sipas tij nutricionisti i certifikuar  është i domosdoshëm kur bëhet fjalë për shëndetin dhe  përformancën  e një sportisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat