Orari i sportistëve kosovarë në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”

Sporti

Orari i sportistëve kosovarë në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Majlinda e Nora janë gati për startin e Lojërave të dyta Evropiane “Minsk 2019”

Ekipi nga Kosova do të marrë pjesë në “Minsk 2019” me 12 sportistë.

Sefte do t’ia bëjnë Majlinda Kelmendi, e cila në kategorinë -52 kg, do të përballet me fituesen e çiftit: Fabienne Kocher (Zvicër) – Reka Pupp (Hungari), pasi kampionia Olimpike e ka kaluar rrethin e parë pa luftë.

Majlinda Kelmendi pritet të garojë rreth orës 10:20

Po në këtë kohë, do të garojë edhe Nora Gjakova, në kategorinë -57 kg.

Edhe Nora rrethin e parë e ka kaluar pa luftë, ndërsa në të dytin pret fituesen e çiftit, Ulyana Minenkova (Bjellorusi) – Priscilla Gneto (Francë).

Garat e xhudos fillojnë në ora 10:00, ndërsa finalet zhvillohen prej orës 16:00.

Përveç Majlindës e Norës, sot do të garojnë edhe:

Pingpong
Ora 10:00, Fatih Karabaxhaku vs. Ewout Oostwouder (Holandë)

Boks
13:30 Patriot Behrami – Marko Zeljko (Kroaci), kategoria -69 kg

19:45: Ardit Delijaj – Gor Nersesyan (Armeni), -81 kg. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat