Presidenti i ‘Republika Srpska’ lëshon ceremoninë olimpike, kur po parakalonin sportistët e Kosovës

Sporti

Presidenti i ‘Republika Srpska’ lëshon ceremoninë olimpike, kur po parakalonin sportistët e Kosovës

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 13:58
Presidenti i ‘Republika Srpska’ lëshon ceremoninë olimpike, kur po parakalonin sportistët e Kosovës

Anëtari i presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës dhe njëkohësisht president i ‘Republika Srpska’ në Bosnje, Milorad Dodik po vazhdon të përfaqësoj politikën e Serbisë.

Si vazhdim i shfaqjes së urrejtjes ndaj Kosovës nga politikanët serb, Dodik mbrëmë kur po parakalonin ekipi olimpik i Kosovës në hapjen e garave olimpike evropiane në Minsk të Bjellorusisë ka lëshuar ceremoninë.

Para kësaj, Dodik ka përshëndetur të gjitha vendet e tjera në parakalimin e tyre e sidomos ata të Bosnjes dhe të Serbisë.

Vlen të theksohet se në takimin e liderëve të Ballkanit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte refuzuar t’ia jepte dorën Dodikut.

Gjithashtu, presidenti Thaçi kishte refuzuar darkën me të dhe liderët e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat