Kampioni olimpik në vitin 1984 me këshilla të forta për talentin shqiptar

Sporti

Kampioni olimpik në vitin 1984 me këshilla të forta për talentin shqiptar

Nga: K. G. Më: 23 qershor 2019 Në ora: 14:36
Kampioni olimpik në vitin 1984 me këshilla të forta për  talentin shqiptar

Shaban Tërstena, ish mundësi më i mirë në trojet shqiptare, fitues i medaljes së artë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i argjendtë në vitin 1988 në Seul të Koresë së Jugut, përgëzon talentin shqiptar Besir Alili. 

“Me të vërtet ti nuk je një talent, por je më shumë se aq, je super mundës, duke dëshmuar veten edhe vitin e kaluar kur fitove medaljen e argjendtë, ndërsa tani fitove medaljen e artë evropiane për kadete. 

Image

Shaban Tërstena

Të lumtë. Por tani kam disa këshilla për ty si një kampion i vogël dhe atyre që të stërvitin, të vazhdoni me këtë ritëm sepse ky është vetëm fillimi drejt një suksesi edhe më të madh.

Edhe më herët talente të shumtë të sportit kanë fituar medalje të arta evropiane dhe botërore për kadete, por për fat të keq aty u ndalën, ngase atyre dhe trajnerëve të tyre iu kishte rënë fama në kokë, duke menduar se kanë arritur majat e sportit! 

Prandaj, Besir, kampion i ri, ty dhe stafit tënd ju kisha këshilluar të mos iu përsëriten gabimet e të tjerëve. Unë disa herë kam pasur rastin ti ndjek luftërat e tua dhe kam besim të plotë se mund arrish suksese edhe më të mëdha në të ardhmen, kuptohet nëse punon shumë. 

Për ty dhe të tjerët rreth teje s’ka pushim. Nga sot duhesh të fillosh të stërvitesh edhe më shumë çdo ditë, më fortë, sepse pas disa muajsh të pret kampionati botëror për kadet dhe të mos ndodh që të përsëriten gabimet sikur vitin e kaluar!

Besir pas tre-katër vitesh ti do të kalosh në konkurrencën e të rriturve, prandaj duhesh të stërvitesh shumë, sepse të pret rrugë e gjatë deri te realizimi i ëndrrës tënde, e ajo është pjesëmarrja në Lojërat Olimpike në vitin 2024 në Paris të Francës.

Po ju kujtoj se edhe unë si 19 vjeçar për herë të parë mora pjesë në Lojërat Olimpike, duke realizuar ëndrrën time. Andaj nga zemra të dëshiroj që edhe ti në vitin 2024 të arrish te maja olimpike. Kampion urime edhe njëherë suksese ne vitet e ardhshme”, shkroi Tërstena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat