Alili, kampion i ri i Evropës për kadetë

Sporti

Alili, kampion i ri i Evropës për kadetë

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 15:03
Alili, kampion i ri i Evropës për kadetë

Mundësi i klubit të mundjes Liria, Besir Alili, është kampion i ri i Evropës për kadetë, i cili po zhvillohet në Faenza të Italisë.

Në finalen e madhe të kategorisë deri më 48 kg, Besir Alili mundi nga Armenia, Harutjun Hovanisjan me 7:6 për të fituar medaljen e artë në këtë konkurrencë të garave evropiane.

Në rrugën deri te medalja e artë, Alili mundi Oskar Kolçukun e Polonisë, Andrej Vitanin e Moldavisë, Luka Gugeshvili nga Gjeorgjia dhe në finale e madhe ishte më i mirë se armeni Hovanisjan.

Ndryshe dy vite më parë në Shkup , në konkurrencën e njëjtë, Alili fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa tani bëri edhe një hap më tej në konkurrencë të garave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat