Ardita Zenullahu mbylli garat në Lojërat Evropiane Minsk 2019

Sporti

Ardita Zenullahu mbylli garat në Lojërat Evropiane Minsk 2019

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 16:41
Ardita Zenullahu

Shigjetarja e vetme nga Kosova në këtë sport, Ardita Zenullahu, ka mbyllur garat në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Ajo u eliminua nga britanikja favorite, Michaela Bryony Pitman, në 1/32 e finales, me rezultat 6:0.

Ardita deklaroi pas garës se kjo ishte një përvojë e mirë e fituar në Minsk, por që ka shpresuar që sot të ketë paraqitje më të mirë.

Edhe trajneri Fehmi Bylykbashi, tha se pjesëmarrje në Lojërat Evropiane është një ëndërr, ndërsa Arditës i mungoi përvoja, sidomos sot ndaj britanikës, ku kishte edhe emocione./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat