Pse duhet votuar sot Ligji për Tatimin në të Hyra në Korporata?

Sporti

Pse duhet votuar sot Ligji për Tatimin në të Hyra në Korporata?

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 10:56
Pse duhet votuar sot Ligji për Tatimin në të Hyra në Korporata?

Ka shumë arsye bindëse për tu votuar Ligji për Tatimin në të Hyra në Korporata, i cili do ti jepte një shtytje të madhe zhvillimit të sportit tonë. Kush janë përfituesit, pse është momenti tani për tu votuar: Sepse Sporti i Kosovës 25 vite padrejtësisht ka mbet mbrapa vendeve tjera.

Sepse 25 vite u rrënuan, e u shkatërruan objektet sportive. Sot jemi i vetmi vend në botë se asnjë objekt sportiv nuk e kemi me standardet me të larta ndërkombëtare.
Sepse vetëm 2% e popullatës merret aktivisht me sport në Kosovë, për dallim nga shtetet e BE deri në 48%.

Sepse vetëm 20 mijë sportist janë të regjistruar nëpër klube, ku 95 % e tyre nuk marrin asnjë cent nga sporti përveç se derdhin djersë mund e sakrificë dhe prindërit e tyre po ashtu i financojnë ata me shpresën se një ditë fëmija i tyre do të përfaqësoi shtetin e Kosovës dhe do të stoliset me ndonjë medalje;

Sepse Kosova ka vetëm 1400 klube që çdo ditë janë me dilemën a të shuhemi sot apo nesër;

Sepse Kosova ka vetëm 40 federata që krahasuar me vendet tjera është numër shumë i vogël;

Sepse mijëra trajner më shumë harxhojnë mjete financiare sesa që marrin nga sporti, hargjojnë djersë për të na i përgatitur fëmijët tanë dhe të cilët nuk paguhen aq sa duhet për punën që bëjnë;

Sepse qindra refer e delegat sportiv nuk paguhen aq sa e meritojnë për punën që bëjnë;

Sepse qindra e mijëra punëtor sportiv që punojnë me shpirt e me zemër, që sporti ynë të zë vendin e merituar, nuk paguhen nga askush, madje në shumë raste janë edhe të përbuzur;

Kush do të përfitonte nëse Ligji për Sponsorizim në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të fillonte implementimin pas votimit të Ligjit për Tatimin në të Hyra në Korporata

Sportistët

Do të fillonin të gjenin sponsor personal;

Do të paguheshin për punën e tyre nga klubet;

Do të formalizoheshin si të punësuar;

Nuk do ta braktisnin Kosovën për mungesë perspektive;

Do të largoheshin nga rrugët dhe dukuritë negative;

Klubet

Do të siguronin mjete të mjaftueshme për ta mbajtur veten;
Do të rritej numri i zyrtarëve që do të punësohen nëpër klube;
Do të rritej numri i trajnerëve që do të punësohej;
Do të rriten mundësitë e klubeve për të financuar sportistët;
Do të formohen klube të reja në të gjitha sportet aktuale;
Do të formohen sporte të reja;

Federatat

Do të rritet fuqia financiare e federatave për fuqizimin dhe masivizimin e sportit të tyre;

Do të rritet fuqia e mbështetjes së klubeve;

Do të rritet fuqia mbështetëse për Ekipet kombëtare të Kosovës;

KOK-u

Do të rriste fuqinë për mbështetjen e sportistëve elitar;

Do të rriste fuqinë për mbështetjen e sportit për të gjithë;

Do të rriste numrin e bursave olimpike;

Do të rriste mbështetjen për ngritjen e kapaciteteve të trajnerëve, referëve e administratorëve të sportit në Kosovë;

Biznesi

Do të rriste reklamën përmes industrisë së sportit;
Do të rriste qarkullimin;
Do të rriste deklarimin e të hyrave që nënkupton edhe tatimin;
Shteti
Do të rriste për qindra e mijëra numrin e vendeve të reja të punës (në sportin e Kosovës sot ka mijëra njerëz që punojnë dhe që fare nuk janë të deklaruar si punëtor dhe fare nuk paguajnë kontribute, ky ligj të gjithë këta do ti formalizonte dhe do të krijonte mijëra e mijëra vende tjera të reja të punës);
Do të ulte shkallën e informalitetit në biznese e në sport;
Do të zvogëlonte në masë të madhe vlugun e largimit të të rinjve nga Kosova;

Do të largonte fëmijët tanë nga dukurit negative dhe do ti orientonte nga sporti.

Andaj duke u bazuar në të gjithë atë që u tha më lartë, ku për herë të parë me një ligj të gjithë do të jenë fitues, si dhe duke besuar në misionin e shenjtë tuajin si përfaqësues të zgjedhur nga të gjithë ne, po ashtu duke besuar thellë në qëllimin tuaj për krijimin e një perspektive më të mirë për fëmijët tanë, ju bëjmë thirrje që nesër të gjithë njëzëri ta votoni këtë ligj, për ti ndezur dritat e zhvillimit të hovshëm të sportit të Kosovës.

Të gjithë sportistët nesër janë duke ju shikuar dhe presin që nesër të jeni përkrah tyre.

Ata gjithherë do ju bëjnë krenar juve dhe gjithë Kosovën.

Shasivar Haxhijaj, Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat