KOK-u: Sporti si rrallë herë ka bashkuar Kuvendin e Kosovës

Sporti

KOK-u: Sporti si rrallë herë ka bashkuar Kuvendin e Kosovës

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 12:55
Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova

Sporti si rrallë herë ka bashkuar Kuvendin e Kosovës. Deputetët e Kuvendit në seancën e sotme njëzëri kanë miratuar Amandamendin i cili harmonizon Ligjin për Tatimin e të Hyrave në Korporata me Ligjin për Sponsorizim në fushën e Sportit, Kulturës dhe Rinisë.
Me këtë ligj i hapet rrugë bizneseve që të investojnë në sport, dhe 30 për qind e fitimit në tatim mund ta ndajnë për sportin.
Komiteti Olimpik i Kosovës, si institucioni më i lartë sportiv në vend dhe një nga iniciatorët dhe lobuesit më të mëdhenj të këtij Ligji, e mirëpret dhe falënderon gjithë deputetët për mbështetjen njëzëri të këtij Ligji. 

Njëkohësisht, KOK uron gjithë komunitetin e sportit, bizneset dhe në veçanti kampionët tanë që po na bëjnë krenar duke e valuar flamurin tonë në shtete të ndryshme të botës.

KOK edhe një herë beson fuqishëm se ky është Ligji më i mirë për sportin, dhe me këtë do t’iu hapen edhe më shumë rrugë sukseseve të shumta vendore e ndërkombëtare, dhe ky ligj është një arsye e fortë që të rritet numri i personave që merret me sport.
URIME, E GËZOFSHIM TË GJITHË!, shkruan në faqen e KOK-ut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat