Durmishaj: Kur më telefonuan, nuk e besoja dot…

Sporti

Durmishaj: Kur më telefonuan, nuk e besoja dot…

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 14:27
Pamje nga loja

Fiorin Durmishaj, ishte një ndër lojtarët më të spikatur në kampionatin grek, sezonin që lamë pas.

Sulmuesi me origjinë shqiptare, u thirr dhe nga kombëtarja greke dhe po përjeton një nga momentet më të mira të karrierës. Pak ditë më parë, ai firmosi me Olimpiakosin dhe në një intervistë për gazetaren Kristina Vrahali, ka folur për disa tema.

Thirrja nga Kombëtarja greke, sezoni produktiv, Mesi dhe Ronaldo, ishin disa nga pyetjet më interesante të kësaj interviste.

Sezoni i sivjetshëm? “Ky sezon ishte shumë i vështirë për Panioniosin. Kishim shumë pengesa nga shumë aspekte. Për mua ishte sezoni më produktiv me golat që shënova dhe paraqitjet që bëra”.

Thirrja nga Greqia? “Nuk e prisja telefonatën, për 4-5 ditë, nuk po e kuptoja çfarë po ndodhte. Më pas ia tregova babait e familjes, aty fillova ta besojë, derisa u grumbullova me kombëtaren zyrtarisht. Besoj se është bekim të luash me kombëtaren greke dhe aq më tepër me kombëtaren e vendit tënd.”

Tifoz? “Nuk jam tifoz me asnjë skuadër, po është e vërtetë nuk mbështes asnjë skuadër.”

Mesi apo Ronaldo? “Për mua është më i mirë Ronaldo, sepse ai nuk e kishte talentin e Mesit dhe ka arritur të jetë  aty ku është sot, në maja”.

Profesioni? “Nëse nuk do isha futbollist, është e sigurt që do isha kamarier në Rodhos (qesh).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat