RTS nuk do emitoj reklamën e Kampionatit Evropian të Basketbollit sepse aty Serbia është pa Kosovën

Sporti

RTS nuk do emitoj reklamën e Kampionatit Evropian të Basketbollit sepse aty Serbia është pa Kosovën

Nga: F. B. Më: 28 qershor 2019 Në ora: 17:54
Ilustrim

RTS ka theksuar sot se nuk do emitoj materialin promovues të Kampionatit Evropian për Basketbolliste pasi në atë material harta e Serbisë është pa Kosovën, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

"Ndonëse shteti i vetëshpallur i Kosovës është anëtare e FIBA, RTS nuk do emitoj materialet promovuese që janë të papranueshme për vendin tonë” shkruan në faqen e RTS.

RTS ka nënvizuar se sikurse të gjithë emetuesit tjerë në Evropë ka blerë të drejtën për transmetimin e Kampionatit Evropianë në Basketboll për femra ka marr nga FIBA pakon e materialit promovues që duhet emitoj.

Materialet që prezantojnë nikoqirët e Kampionatit Evropian në Basketboll ndodhen dhe emitohen edhe në faqen zyrtare të FIBA.

Gjatë ndeshjes së mbrëmshme mes Serbisë dhe Bjellorusisë për shkak të mungesës së rrymës në Zrenjanin ka ndodhur ndërprerja e sinjalit nga produksioni spanjoll që përmes Eurovizionit iu dërgon pamjet emetuesve tjerë, që është angazhuar nga FIBA.

Gjatë kësaj kohe RTS me gabim disa herë ka lëshuar hartën të materialit promovues ku Serbia është pa Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat