Messi: Është një turp i madh kjo që po ndodh në Kupën e Amerikës

Sporti

Messi: Është një turp i madh kjo që po ndodh në Kupën e Amerikës

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 14:11
Foto

Kombëtarja e Argjentinës ka siguruar gjysmëfinalen në Kupën e Amerikës, pas fitores 2:0 kundër Venezuelës.

Lionel Messi, njëherit kapiteni i Argjentinës, është shprehur i dëshpëruar me terrenet në të cilat po luhet Kupa e Amerikës.

Ky kompeticion, këtë vit është duke u organizuar në Brazil.

“Të gjithë pjesëmarrësit duan të fitojnë Kupën e Amerikës, dhe të gjithë kemi të njëjtin qëllim. Ajo që mund të them është se fushat janë shumë të këqija, dhe është një turp i madh që një konkurs i tillë të zhvillohet në këto kushte”, ka deklaruar Messi, përcjell lajmi.net.

Kujtojmë se në gjysmëfinale Argjentina do të takohet me Kombëtaren e Brazilit, në një finale para finales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat