“Messi është sikur Matrix, luan në lëvizje të ngadalësuara”

Sporti

“Messi është sikur Matrix, luan në lëvizje të ngadalësuara”

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 16:53
Messi

Teksa po luan në lojërat e Kupës së Amerikës me kombëtaren e tij, Leo Messi nuk ka pasur performanca edhe aq të mira individuale, por deri më tani ka arritur rezultate pozitive me skuadrën.

Argjentina mbrëmë triumfoi në ndeshjen kundër Venezuelës, me rezultatin 2:0, në ndeshjen që Messi nuk gjeti golin.

Disa komente për Leon së fundmi ka dhënë edhe ish trajneri i Barcelonës, Robert Moreno, i cili e ka konsideruar atë si më të mirin në histori, duke thënë se është sikur Matrix.

“Leo është më i miri i të gjitha kohërave. Nuk kam parë Pelen apo Maradonan duke luajtur, por Messi është i jashtëzakonshëm qoftë edhe vetëm në seancat stërvitore” ka thënë fillimisht Moreno për ‘Sport’, transmeton lajmi.net.

“Në aspektin e interpretimit të stilit të lojës së tij, me Luis Enrique, ne kemi bërë një krahasim, duke e krahasuar atë me Matrix. Është njësoj sikur skena ndalet, çdo gjë është në lëvizje të ngadalësuara, dhe ai pason topin” ka thënë tutje ai.

“Leo i sheh gjërat në atë mënyrë. Ai analizon dhe shikon se çfarë po ndodh, duke kërkua hapësirat për të pranuar topin dhe për tu përfshirë” ishin disa nga fjalët e Moreno.

Messi për synim kryesor do ta ketë triumfin me kombëtaren e Argjentinës, për të thyer një prej ‘bazave të kritikave’ të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat