Kroos tregon gjasat e Gjermanisë për Euro 2020

Sporti

Kroos tregon gjasat e Gjermanisë për Euro 2020

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 17:12
Kroos

Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos, ka dhënë komentet e tij rreth favoritit për Euro 2020.

Kroos ka shprehur besimin se fituesit e Kupës së Botës 2014 (Gjermania), janë të aftë që të fitojnë një tjetër trofe në futbollin me kombëtare, gjatë verës së ardhshme.

Lojtari ka përmendur emra si Leroy Sane, Julian Brandt dhe Serge Gnabry për triumfin në Euro 2020.

Kroos gjithashtu ka shprehur mendimin se kjo skuadër është më e fortë sesa ajo që u eliminua nga Kupa e Botës 2018.

“Kam një parandjenjë shumë të mirë për Kampionatin Evropian 2020” ka thënë Kroos, transmeton lajmi.net.

“Synimi ynë është që të dominojmë ndeshjet. Sidomos në sulm, ne kemi lojtarë që mund të shkaktojnë probleme, sikur Sane, Brandt e Gnabry” ka thënë tutje mesfushori.

“Kjo gjë na bën të paparashikueshëm dhe më të mirë sesa në Kupën e Botës” ka thënë ndër të tjerash gjermani.

Pikërisht lojtarët si Sane e Gnabry, të përmendur nga Kroos, ishin akterët kryesorë në fitoren 8:0 ndaj Estonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat