Futbollistja e Zvicrës, Florijana Ismaili është zhdukur teksa po notonte në liqen

Sporti

Futbollistja e Zvicrës, Florijana Ismaili është zhdukur teksa po notonte në liqen

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 14:39
Foto

Futbollistja e Zvicrës, me prejardhje shqiptare, Florijana Ismaili, është zhdukur, pas një aksidenti gjatë kohës kur po notonte në liqenin Como, në Itali.

Ngjarja ka ndodhur gjatë së shtunës dhe futbollistja rezulton akoma e zhdukur, pa ndonjë shenj nga kërkimet, përcjell lajmi.net.

Federata e Futbollit të Zvicrës dhe skuadra e  Young Boys kanë dalë me një deklaratë gjatë së dielës, duke konfirmuar zhdukjen e 24 vjeçares.

Ata kanë bërë të ditur se kërkimet për lojtaren po vazhdojnë, por që akoma nuk është gjetur ndonjë shenjë.

Ismaili po kalonte ditën në liqenin Como, me shoqëri, kur ajo u zhyt në ujë, për të mos u parë më.

Florijana ka luajtur 33 ndeshje me Zvicrën në nivel ndërkombëtar dhe ishte anëtare e skuadrës së Zvicrës, në Kupës së Botës 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat