Juventusi pas yllit të Burnley

Sporti

Juventusi pas yllit të Burnley

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 21:33
Dwight O’Neil

Juventusi i kanë kthyer sytë nga sulmuesi i Burnley, Dwight O’Neil.

Mediet angleze thonë se ata e kanë vendosur O’Neilin në listën e tyre për ta blerë këtë verë, transmeton KosovaPress.

Gjigantet e Italisë, po mundohen të transferojnë disa lojtarë dhe 19-vjeçari po shihet si lojtar i duhur.

Juventusi i është vënë pas disa lojtarëve të rinj dhe për sulmuesin ekipi i Burnley ka kërkuar 30 milionë euro.

O’Neil është i kërkuar edhe nga Tottenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat