Vedat Muriqi zgjedh përfundimisht skuadrën e ardhshme

Sporti

Vedat Muriqi zgjedh përfundimisht skuadrën e ardhshme

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 09:49
Foto

Vedat Muriqi pritet t’i bashkohet gjigantit turk Galatasaray këtë verë, pasi raportohet se skuadra e tij Çaykur Rizespor ka arritur marrëveshje për ta shitur atë për katër milionë euro. Ai do të ketë pagë nga 1.8 milionë euro deri në 2.5.

Pas negociatave të gjata por të frytshme, Galatasaray dhe Çaykur Rizespor raportohet se kanë arritur marrëveshje për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi.

Në fund, raportohet se Rizespori ka pranuar ofertën 4 milionë euro të gjigantëve turq për sulmuesin e Kosovës, edhe pse kërkesë fillestare ishte 10 milionë euro

Nga marrëveshja e arritur Muriqi do të ketë një pagë nga 1.8 milionë euro në sezon, që në varësi të bonuseve mund të shkojë deri në 2.5 milionë euro në sezon.

Sezonin e kaluar Muriqi spikati me 17 gola dhe 8 asistime në Superligën e Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat