Botërori i femrave: Amerika mposht Anglinë dhe kalon në finale

Sporti

Botërori i femrave: Amerika mposht Anglinë dhe kalon në finale

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 06:52
Foto

Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kategorinë e femrave, ka siguruar finalen e Kupës së Botës, pasi në gjysmëfinale ka mundur Anglinë, me rezultat 2:1.

Kampionët në fuqi të botës, janë afër të mbrojnë titullin e fituar katër vite më parë.

Christien Press në minutën e 10’, kaloi në epërsi amerikanet, duke shënuar për 0-1.

Kombëtarja e Anglisë, në minutën e 19’ arriti barazonte rezultatin në 1:1.

Por, Alex Morgen në minutën e 31’, shënoi për 1:2, gol që në fund doli të jetë vendimtar.

Në finalen e madhe Amerika do të takohet me fituesen e gjysmëfinales tjetër, mes Holandës dhe Suedisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat