Agim Aliu i siguron mbështetjen KK Kastriotit - Bota Sot
Agim Aliu i siguron mbështetjen KK Kastriotit

Sporti

Agim Aliu i siguron mbështetjen KK Kastriotit

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 11:52
Agim Aliu i siguron mbështetjen KK Kastriotit

Zyra e Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu sot ishte hapësira ku sportistët e Klubit të Karatesë "Kastrioti" bashkë me drejtuesit e tyre, shpalosën sukseset e arritura së fundi në Kampionatin Botëror të Karatesë për Fëmijë, me ç'rast dy sportistet Denisa Shabani dhe Hana Shamolli dhe të tjerë arritën rezultate kulminante ku e para u shpall e artë në kategorinë U12 + 40 Kg në kumite kurse e dyta zuri vendin e pestë në kategorinë U12 -35 Kg.

Garueset bashkë me drejtuesit e trajnerët e Klubit të Karatesë u pritën nga i pari i Ferizajt, Agim Aliu i cili duke i uruar për angazhimin e pakursyer dhe rezultatet domethënëse në këtë disiplinë sportive tha se qeverisja e tij ka plan të veçantë masash që po zbatohet për zhvillimin e masivizimin e sportit, rrjedhimisht, fuqizimin dhe avancimin e bashkëpunimit me klubet sportive.

Tutje, drejtuesit e Klubit të Karatesë "Kastrioti", Gani Mahalla, Halil Mahalla trajneri Raif Musa dhe të tjerë, u shprehën falënderues për pritjen që i rezervoi i pari i Ferizajt dhe mbështetjen që ofroi për kultivimin dhe avancimin e sportit të karatesë.

Qyteti ynë mishëron sukseset sportive, qytetarët dhe bizneset që ndër dekada kanë përkrahur klubet sportive, rezultatet e të cilave kanë bërë krenar çdo ferizajas.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...