Nuse në Shkodër? Ja si përgjigjet moderatorja sportive

Sporti

Nuse në Shkodër? Ja si përgjigjet moderatorja sportive

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 11:12
Nuse në Shkodër? Ja si përgjigjet moderatorja sportive

Rreth vitit 2013, moderatorja Eva Murati dhe djali i Jozefina Topallit, Genari, nisën të  shfaqeshin në publik si çift. Në atë kohë, Eva njihej si modele dhe më pas u bë prezantuese e emisioneve sportive në “Tring”.

Teksa të dy ishin personazhe të njohur të ekranit, Eva dhe Genari nuk ngurronin që të shfaqeshin bashkë në publik, apo të postonin në rrjetet sociale fotografi me njëri-tjetrin.

Por pas një kohe të gjatë, çifti nuk u shfaq më bashkë dhe nuk pati publikime bashkë në rrjetet sociale. Si pasojë nisen aludimet se ata i kanë dhënë fund lidhjes.

Në vitin 2018 nisë thashethemet se dyshja ishte ndarë pas 8-vitesh bashkë, por asnjëri prej tyre nuk u prononcua në lidhje me këto lajme.

Por pas shumë kohës, Eva vendosi që të fliste rreth kësaj teme tek emisioni “Treshat” i Bora Zemanit dhe vëllezërve, Donald e Romeo Veshaj.

“Jam përpjekur ta evitoj këtë pyetje sepse më përpara përgjigjesha lirshëm në intervista ndërsa tani që jam pjekur, përpiqem ta ngre figurën time publike”, shprehet Eca, duke treguar se përse ka zgjedhur të qëndrojë e heshtur në lidhje  me çështjen.

Kur e pyetën Evën nëse do të pranonte të bëhej nuse në Shkodër dhe ajo u përgjigj: “Pse jo?”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat