Ish-kapiteni i Brazilit mendon të shesë mobiliet prej borxheve

Sporti

Ish-kapiteni i Brazilit mendon të shesë mobiliet prej borxheve

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 08:37
Foto

Markos Kafu ishte një nga emrat më të vlerësuar në futbollin botëror. Por jeta pas futbollit nuk ka qenë aq e suksesshme për Kafu, pasi investimet e tij nuk kanë shkuar siç pritej dhe tashmë ai pak nga pak po humb gjithçka, duke rrezikuar të mbetet mes katër rrugëve edhe pse ka fituar miliona euro gjatë viteve si futbollist. Sipas “Folha de S.Paulo”, ai ka aq shumë borxhe, sa një gjykatë së fundmi dha urdhrin që t’i konfiskohen 5 banesa.

Ai ka borxhe për disa miliona euro nga kompania e tij e “Capi Penta International Player”, e cila duhej të merrej me menaxhimin e futbollistëve, por që nuk ka funksionuar siç duhet. Kompania është në bashkëpronësi me gruan e tij, Rexhina, ndaj gjykata ka kërcënuar se nëse nuk shlyen shpejt detyrimet, do të konfiskojë edhe 15 pasuritë e tjera të patundshme të çiftit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat