Muhamet Ramadani fiton medaljen e artë në hedhjen e gjylës në garat ballkanike

Sporti

Muhamet Ramadani fiton medaljen e artë në hedhjen e gjylës në garat ballkanike

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 10:28
Muhamet Ramadani

Talenti i atletikës, Muhamet Ramadani, e fitoi medaljen e artë në hedhje të gjylës prej 19.31 metra, në Stamboll të Turqisë, ku morën pjesë edhe 20 shtete tjera, me ç’rast është shpallur kampion Ballkanik në kategorinë e juniorëve.

Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, ka pritur në takim talentin e atletikës, Muhamet Ramadani, i cili ishte i shoqëruar me trajnerin e tij, nga klubi i atletikës “Mitrovica”, Shaban Ramadani.

Nënkryetari Mujka, ka përgëzuar sportistin mitrovicas, Muhamet Ramadanin, për sukseset e arritura në arenën ndërkombëtare, i cili fitoi medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik U-18 në hedhjen e gjylës.

Mujka dhe trajneri Ramadani, u dakorduan që komuna e Mitrovicës të ndërtoi një mini-fushë sipas normave ndërkombëtare për hedhje të gjylës, pasi që stadiumi “Adem Jashari” është në renovim, dhe kjo fushë të ndërtohet afër Liqenit Akumulues në fshatin Suhodoll.

Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, ofroj mbështetjen e tij, duke i siguruar ata që komuna do t'i marr parasysh të gjitha kërkesat sepse është interes i përbashkët rregullimi i infrastrukturës sportive për klubet dhe të rinjtë e qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat