Këta burra e Kosovës zunë shkallët e Teatrit dhe u dolën përballë milicisë serbe 

Sporti

Këta burra e Kosovës zunë shkallët e Teatrit dhe u dolën përballë milicisë serbe 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 korrik 2019 Në ora: 11:53
Këta burra e Kosovës zunë shkallët e Teatrit dhe u dolën përballë milicisë serbe 

Historia e dhimbshme dhe e paharrueshme e popullit shqiptar të Kosovës në vitet e 90-ta, duke përjetuar dhunën e shfrenuar nga pushtuesi serb.

Ish administratori i Federatës së Futbollit të Kosovës, Bajram Neziri, ndër të parët e mëvetësimit të futbollit tonë nga ai serbosllav, ka publikuar një fotografi, se si kanë demonstruar atëkohë te Teatri Kombëtar përballë milicisë së okupatorit serb. 

Nuk ishte e lehtë të zihen shkallën e teatrit dhe t’i dilet para serbëve pushtues!  
“Tubim demonstrues i trajnerëve, udhëheqësve të sportit e punëtorëve sportiv në Prishtinë, Teatri Kombëtar, viti 1997”, shkruan Neziri.

Në foto janë Bajram Neziri (anëtar i FFK-së atëkohë), Sejdi Mërkoja (ish sekretar i përgjithshëm i FFK-së 1991-1994), Bylbyl Sokoli (selektor i futbollit atëkohë), Fadil Sopi, Muharrem Musliu, i ndjeri Bajram Berisha etj. 

Këta burra e Kosovës zunë shkallët e Teatrit dhe u dolën përballë milicisë serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat