Çfarë arritën notarët e Kosovës?

Sporti

Çfarë arritën notarët e Kosovës?

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 13:29
Çfarë arritën notarët e Kosovës?

Ekipi i notit të Kosovës ka vazhduar me ditën e dytë të garave në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.

Olt Kondirolli dhe Vigan Bytyqi garuan në 100 metra stil i lirë, ndërsa Hana Fejzullahu në 400 metra stil i lirë.

Olti pati kohën 56.57 sekonda, ndërsa Vigani 57.88 sekonda. Të dy garuan në të njëjtën bateri dhe zunë vendet pesë (Kondirolli) dhe shtatë (Bytyqi). Hana pati kohën 5 minuta e 5.07 sekonda.

Koha e tyre nuk ishte e mjaftueshme për t’u kualifikuar tutje.

Notarët do të vazhdojnë garat në disiplina tjera edhe në tri ditët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat