Hana Fejzullahu dhe Jona Macula, pa sukses

Sporti

Hana Fejzullahu dhe Jona Macula, pa sukses

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 12:50
 Hana Fejzullahu dhe Jona Macula, pa sukses

Dy notaret tona, Hana Fejzullahu dhe Jona Macula, kanë vazhduar sot garat në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.

Jona garoi në 200 metra stil i lirë. Koha e saj ishte 2:23.63, që sipas trajnerit të saj, Ardian Hamiti, e ka përmirësuar për 4 sekonda rekordin e saj personal, por që nuk i mjaftoi të kualifikohet tutje.

Hana garoi në 100 metra bateri dhe pati kohën 1:09.30 sekonda, që ishte e pamjaftueshme për t'u kualifikuar tutje.

Noti vazhdon garat edhe të enjten dhe të premten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat