Portieria bukuroshe i jep fund karrierës për shkak të Instagramit

Sporti

Portieria bukuroshe i jep fund karrierës për shkak të Instagramit

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 18:18
Mikayla Demaiter

Mikayla Demaiter ka vendosur të heqë dorë nga sporti, për të iu përkushtuar karrierës së saj si “influencer”, një profesion i ri, që ka të bëjë me ndikimin që kanë njerëzit publik në rrjetet sociale, kryesisht Instagram.

19-vjeçarja ishte portiere hokeji, me skuadrën e Bluewater Hawks Girls Hockey, por vendosi të heqë dorë prej këtij sporti, për të kapur majat e famës nëpërmjet ekspozimit në Instagram, duke qenë se bukuria dhe hiret e saj ia japin mundësinë të tërheqë vëmendjen e të gjithë botës dhe t’i sigurojë asaj të ardhura shumë herë më të larta se vetë sporti i hokejit në akull.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, bukuroshja kanadeze lajmëroi lamtumirën dhe falënderoi të gjitha ata që e kanë shoqëruar në rrugëtimin e saj si sportiste.

Image
Image
Image

Prej asaj dite, profili i saj është i mbushur me foto tepër të nxehta, ku vajza seksi ekspozon format dhe linjat e saj me poza nga më të ndryshmet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat