Kosova gjunjëzon Serbinë, Spanjën e Francën

Sporti

Kosova gjunjëzon Serbinë, Spanjën e Francën

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 10:21
Kosova gjunjëzon Serbinë, Spanjën e Francën

Një sukses i madh për djelmoshat e Kosovës në karate. Kosova gjunjëzon Serbinë, Spanjën e Francën.

“Medalja e bronztë nga kombëtarja e Kosovës në karate në konkurrencën ekipore nga Kampionati Evropian për Universitete që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. 

Vendi i tretë në Evropë u arrit pasi mundi Spanjën, Serbinë dhe Francën.
Ekiporja e Kosovës të udhëhequr nga përzgjedhësi Isak Curri në përbërje: Benjamin Shabani, Dren Hajdari dhe Valdrin Rashiti. 

Pas një paraqitje spektakolare kaluan ekipet të cilët se pari patën përparësinë numerike prej dy garueseve ne kishim vetëm 3 garues, ekipet tjera nga 5 garues dhe me gjithë atë ekipi jonë arriti ta eliminoj Spanjën, humbëm pikërisht nga numri i garueseve nga Ukraina dhe ne repesazh mundem Serbinë dhe në finalen për vendin e tretë djelmoshat tanë fituan ndaj ekipores se Francën.

Në këtë Evropian të Universiteteve se bashku me garuesit është edhe kryetari i Federatës se Karatesë se Kosovës Ismet Krasniqi “, thuhet nga FKK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat