Ish sportistja dhe kandidatja për deputete, dorëhiqet nga strukturat e AAK-së

Sporti

Ish sportistja dhe kandidatja për deputete, dorëhiqet nga strukturat e AAK-së

Nga: K. G. Më: 2 gusht 2019 Në ora: 16:11
Valentina me Ramush Haradinajn

Ish sportistja (ish hendbollistja e Prishtinës), Valentina Shala-Bajrami,  kandidatja për deputete, dorëhiqet nga strukturat e AAK-së.

“Gjithmonë vjen një ditë kur si individ bën një balancë me vetën tënde, se çfarë ke bërë dhe çfarë mund të bësh më shumë. Duke qenë më shumë se prej dy vitesh në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) që kur u krijua koalicioni PAN, përkatësisht në listën për deputete në këtë koalicion, në Këshillin Drejtues dhe në strukturat e Degës së AAK-së në Prishtinë, ka ardhur momenti që të bëjë më shumë se ç’kam bërë. 

Kam vendosur të dorëhiqem nga të gjitha strukturat në AAK dhe të gjejë mundësi dhe hapsira të reja, ku mendoj të jap më shumë nga vetja ime në planin politik dhe profesional njëkohësisht.

Me këtë rast falënderoj kryetarin e AAK-së, Z.Ramush Haradinaj dhe gjithë strukturat e këtij subjekti politik për bashkëpunimin dhe mundësitë që me krijuan gjatë angazhimit tim në AAK”, shkruan Valentina Shala – Bajrami në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat