Çfarë po bëjnë Shaban Tërstena e Mensur Nexhipi?

Sporti

Çfarë po bëjnë Shaban Tërstena e Mensur Nexhipi?

Nga: Kemajl Goca Më: 21 gusht 2019 Në ora: 13:18
Çfarë po bëjnë Shaban Tërstena e Mensur Nexhipi?

Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në 1988, ish mundëësi i mirënjohur Shaban Tërstena, së bashku me ish futbollistin e mirënjohur të Trepçës dhe Prishtinës së gjeneratës së artë të Fadil Vokrrit, kaluan një mëngjes të mirë.

“Shoqëria e mirë me njerëz të mirë me sportistë legjendar Mensur dhe Naseri që e kanë dridhur gjithë stadiumet ku është luajtur futbolli, duke pi, kafen e mëngjesit.

Ne kemi shumë për të folur, kemi për çfarë të flasim dhe te krenohemi për të arriturat sukseset tona në kohët më të vështira, ndoshta shuml pak janë që e din se miku im Mensur Nexhipi është i vetmi sportist që është shpallur sportist më i mirë i vitit 1989 në Kosovë”, shkruan Tërstena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat